Sunday , March 24 2019
img

Workshop në Qendrën Burimore Koplik

Me datën 26.09.2013, ne Qendrën Burimore MEDPAK, Koplik u organizua workshopi me tematikë:

“Këndvështrim i përgjithshëm i situatës së personave me aftësi të kufizuara, nevojës për fuqizimin e prindërve dhe organizimin e tyre në shoqata.”

imgKy takim u organizua në kuadrin e projektit “ Partnerë për realizimin e një Arsimi cilësor në shkolla Gjithëpërfshirëse”, ku shoqata MEDPAK eshte mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , SOROS.

Trajnimi synoi të fuqizojë shoqatat e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, për tu bërë pjesë e bordeve të shkollave, për një përfshirje dhe integrim të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e detyruar.

Në takim foli dhe Drejtore Ekzekutive e MEDPAK, znj. Zela Koka

Lexo gjithashtu

“Unë Votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Shoqata MEDPAK në kuadrin e projektit “Unë Votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”, sot …