Sunday , April 22 2018

“Arsimi gjithëpërfshirës kërkon bashkërendim të institucioneve dhe shoqërisë civile”

Përfshirja e një fëmije me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor publik, kërkon bashkërendimin e punës së institucioneve arsimore, shëndetësore dhe sociale, si dhe të çdo organizate e agjencie që punon në fushën e aftësisë së kufizuar, duke e shndërruar këtë misionin e çdo njërit prej nesh!

Më datë 16.03.2015, Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” (MEDPAK) në partneritet me organizatat “World Vision” dhe “Partnerë për Fëmijët”, organizoi, në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit “Instrumenti evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” (EIDHR), workshopin me temë: “Arsimi gjithëpërfshirës kërkon bashkërendimin e punës së institucioneve arsimore, shëndetësore e sociale dhe të organizatave të shoqërisë civile për realizimin e tij!”

IMG_0452
IMG_0453
IMG_0455
IMG_0449

Në workshop u diskutuan gjetjet e dala gjatë vlerësimit të situatës, të kryer në Elbasan dhe Dibër për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe niveli i shërbimeve sociale të ofruara. Gjithashtu, pjesëmarrësit nëpërmjet punës në grupe u angazhuan në hartimin e planeve të veprimit më objektiva dhe aktivitete të arritshme për përmirësimin e nivelit të ofrimit të shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara në këto dy rrethe.

Në workshop morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga Dibra dhe Elbasani, prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore , mësues, drejtues institucionesh arsimore, specialistë arsimi, psikologë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të shërbimeve sociale e shëndetësore të zonave të Dibrës dhe Elbasanit, si dhe organizata të shoqërisë civile, që punojnë për fëmijët në këto dy rrethe. Workshopi u përshëndet nga z. Alessandro Angius, përfaqësues i Delegacionit Evropian dhe nga znj. Shqiponja Lamçe, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit. Pjesëmarrja ndër-sektoriale krijoi diskutime të shumta, të cilat nxitën formimin e ideve për disa plane veprimi që do të ndiqen nëpër rajone, si dhe hapat konkrete për vazhdimësinë në mbështetje të projektit.

Lexo gjithashtu

2 Prill 2018: Dita Botërore për Autizimin

“Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan …