Sunday , April 22 2018

Veprimtari me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të personave me “Sindromën Down”

Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down me fokus “Shëndeti dhe mirëqenia e personave me sindromën Down”,  Shoqata MEDPAK në bashkëpunim me shërbimin psikologjik shkollore Malësi e Madhe, organizoi një aktivitet me karakter sensibilizues, promovues me komunitetin e qytetit të Koplikut, duke i ftuar këta të fundit që jo vetëm ti pranojnë këta fëmijë, por të zgjasin dorën dhe ti ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre që të integrohen, të arsimohen, të bëhen të pavarur një ditë dhe të ndjehen të lumtur si bashkëmoshatarët e tyre.

Personat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre.

Të gjithë ne kemi përgjegjësi të besojmë në potencialin e tyre dhe të mos i pengojmë për zhvillimin e këtij potenciali duke mos vendours barriera para tyre. Kjo ditë u shënua për të theksuar të drejtat e tyre, si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombetare e Sindromnes Down në Amerikë dhe është ndjekur nga shumë shtete më pas.

Synimi i kësaj ditë është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që jene aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Lexo gjithashtu

2 Prill 2018: Dita Botërore për Autizimin

“Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan …