Saturday , July 21 2018
Më të rejat :
img

Takim në Qendrën Komunitare “MEDPAK”. Peqin, Elbasan

img“Takim në Qendrën Komunitare MEDPAK, në qytetin e Peqinit – ELBASAN”

MEDPAK dhe Bashkia e Qytetit të Peqinit ju ftojnë të merni pjesë, ditën e enjte, datë 27.06.2013, ora 10.30, në sallën e Këshillit Bashkiak të qytetit të Peqinit, në takimin me tematikë:

“Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale për personat me aftësi të kufizuara, në Qendrën Komunitare MEDPAK të Qytetit të Peqinit, synon të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre dhe krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës”

Takimi synon të prezantojë punën e bërë në këtë Qendër, rezultatet e arritura deri tani dhe sfidat që na presin për të ardhmen, për ta kthyer në një qendër komunitare për gjithë grupet në nevojë të këtij qyteti të vogël.

Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara u bë e mundur të hapet nga një projekt i përbashkët i Bashkisë Peqin dhe MEDPAK me mbështetjen e “Vodafone Albania Foundation”.

Shkarko: “Ftesa dhe programi i takimit në Qendrën Komunitare MEDPAK, në qytetin e Peqinit – ELBASAN” (pdf)

Lexo gjithashtu

FORUM I HAPUR, ELBASAN

“Kujdesi dhe Zhvillimi Gjatë Fëmijërisë së Hershme – Thesar për Gjithë Jetën” Ditën e mërkurë, …