Thursday , November 26 2020

Marshim sensibilizues: “Autizmi nuk është zgjedhje”

ë Koplik në Qendrën Burimore MEDPAK, projekt në partneritet me Bashkinë Koplik dhe shoqatën “Childs Perspective” Holandë, punohet edhe me fëmijët me autizëm.

site-logologoNë kuadrin e muajit prill, muaj për të promovuar të Drejtat e fëmijëve me Autizëm, ditën e premte në datën 10/04/2015 në orën 11:00, Shoqata Mbrojtja e të Drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, MEDPAK, në bashkëpunim me Shërbimin Psikologjik Shkollor, Zyra Arsimore Koplik, organizuan aktivitetin (marshim) në qendër të qytetit të Koplikut.

Pjesëmarrësit ishin nga Drejtoria Arsimore, nga Bashkia Koplik, drejtoritë e shkollave si dhe një numër i madh nxënësish të shkollave e qytetit të Koplikut.

image0
image1
image3
image5

Të gjithë ishin veshur me bluza të bardha dhe kishin vendosur një shirit blu, ngjyra simbol për autizmin. Tullumbacet blu, të cilat i mbanin në duar pjesëmarrësit, u lëshuan në qendër të qytetit për tu treguar gjithë qytetarëve se:

“Ne nuk mund të ndryshojmë dot mënyrën se si fëmijët me autizëm e shohin botën, por mund të ndryshojmë mënyrën se si bota i sheh këta fëmijë. “Autizmi nuk është zgjedhje”

Lexo gjithashtu

Thirrje për pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare

Kolegë të nderuar, Kjo është thirrje për pjesëmarrje në: KONFERENCËN E PARË NDËRKOMBËTARE MBI ARËSIMIMIN …