Friday , December 14 2018
Më të rejat :

Projekti në kuadër të “ReLOaD”

Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)“, inicuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), me fonde të Bashkimit Europian (BE),  shoqata MEDPAK po zbaton projektin me temë:

“Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”

Projekti ka për qëllim: Të forcojë kapacitetet e rrjetit të shoqatave të prindërve në Bashkinë Elbasan, për tu bërë faktor veprues dhe ndikues në përfshirjen sociale të PAK në vendimarrje, duke  fuqizuar shoqatat dhe grupet e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara,  të jenë  pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke dhënë modele për buxhetim nga bashkia për të realizuar disa nga të drejtat e mohuara të PAK-ve .

Telefoni me numër 068 257 8002 do të jetë gjithë kohën në dispozicion të komunitetit për pyetjet që do të ketë në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në çdo sferë të jetës në komunitet.

Objektiva të projektit:

  1. Ngritja e katër grupeve të prindërve dhe fuqizimi i tyre me qëllim që të jenë faktor në vendimarrjen lokale për të realizuar përfshirjen sociale të fëmijëve të tyre me Aftësi të Kufizuaraobjektivat dhe rezultatet e pritura të projektit
  2. Informimi dhe Ndërgjegjësimi i institucioneve dhe komunitetit të gjërë me të drejtat e PAK dhe të gjithëpërfshirjes sociale bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të axhendës 2030

Rezultate të pritëshme të projektit:

  • Prindër të fuqizuar që njohin, dijnë të mbrojnë të drejtat e PAK dhe krijojnë modele gjithëpërfshirëse të PAK-ve në proceset vendimarrëse.
  • Komunitet dhe institucione të informuar dhe ndërgjegjësuar me të drejtat e PAK dhe të gjithëpërfshirjes sociale bazuar në KDPAK dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të axhendës 2030

Vendi i zbatimit : Njësitë administrative në Bashkinë Elbasan Labinot, Shushicë, Bradashesh dhe Papërr.

Periudha e zbatimit të  projektit : Nga Shtator 2018 deri Mars 2019 ( 7 muaj)

Për më shumë informacion rreth projektit ju mund te kontaktoni  Z. Erjon Çapani nr. tel :067 442 9492,  email:   erjoncapani@gmail.com

ReLOaD: “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor”