Sunday , April 21 2019

Projekti: “Punësimi i grave një mundesi për integrim”

img

Kordinatore e projektit: Eris Ibershimi

Qëllimi: Komunitet dhe familje të ndërgjegjësuara për barazinë gjinore, në garantimin e të drejtës për punësim
Objektivat:

  • Rritja e ndërgjegjësimit te famijeve dhe komunitetit në lidhje me barazinë gjinore
  • Ndërmjetësim me institucionet shteterore dhe biznesi per punesimin e grave
Në muajin janar USAID, OJQ-të shqiptare Assist Impact dhe MEDPAK (Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara), filluan në Librazhd një projekt të ri për fuqizimin ekonomik të grave. Ky projekt ka në fokus krijimin e urës lidhëse të punësimit të grave kundrejt gjithë Kodit të punësimit, me kompaninë e riciklimit që ndodhet në qytetin e Librazhdit.

Gjatë lancimit të projektit  Z. Enver Shkurti, Kryetar i Komunës Qendër u shpreh: “Ky projekt sjell një qasje të re duke kombinuar shqetësimet mjedisore me integrimin e grave”. Projekti do të ndihmojë për fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, veçanërisht të grave me aftësi të kufizuara, dhe të atyre që kujdesen për familjarë me aftësi të kufizuara, duke punuar paralelisht edhe për adresimin e problemit të mbeturinave në zona të bukura natyrore, të tilla si Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, dhe lumenjtë Shkumbin e Rrapun.

AKTIVITETE

  • Nënshkrimi i marrëveshjes me bashkëpunetorët: Bashkia Librazhd, biznesi “Toci”, dhe OJQ të cilat do të ndihmojnë në realizimin e qëllimit të projektit
  • Identifikimi i grupeve të margjinalizuar/vunerabël të grave përfituese të projektit.
  • Vlerësimi i familjeve të grave
  • Organizimi i trajnimeve me temë: dhuna në familje, arsimimi i grave dhe ndikimi në familje, të drejtat e grave, Kodi i familjes,  Kodi i punës.
  • Hartimi dhe dizenjimi i një fletëpalosje që ka në fokus barazinë gjinore dhe të drejtat e grave
  • Tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale, biznesit të zonës, OJQ dhe gratë përfituese për krijimin e urave të bashkëpunimit
  • Regjistrimi në Zyren e Punës dhe shkrimi i kontratave të punësimit për përfitueset e projektit
  • Trajnime në vendin e punës për njohjen dhe përvetësimin e teknikave të riciklimit
  • Fushatë ndërgjegjësuese për sensibilizimin e komunitetit për mjedisin dhe specifikisht për riciklimin e mbetjeve
  • Takime me komunitetin për të promovuar punësimin e grave

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …