Monday , January 20 2020

Ekipeve shumëdisiplinore të DAR: “Integrimi i fëmijëve me AK në arsimin e detyruar”

Shoqata “MEDPAK” në bashkëpunim me “Save the Children”, Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale të qyteteve Korçë dhe Vlorë, që prej vitit 2011 ka mundësuar ngritjen dhe konsolidimin e dy ekipeve shumëdisiplinore të këtyre Drejtorive, për të vlerësuar fëmijët me AK dhe për të mbështetur procesin e arsimimit të tyre në kopshte e shkolla gjithpërfshirëse

site-logoSave+The+Children+LogoNë këto grupe marrin pjesë: specialistë të arsimit, punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla, mësues, punonjës të zyrave të shërbimit social në bashkitë respektive, si dhe punonjës shëndetësie (mjekë specialistë). Si rezultat i përpjekjeve të koordinuara të të gjithë anëtarëve të ekipeve shumëdisiplinore është bërë e mundur përfshirja e 20 fëmijëve me ak në kopshtet e shkollat e arsimit bazë në qytetet Korçë dhe Vlorë në periudhën Janar 2011 Prill 2012.

Në saje të kësaj mbështetje, një numër i konsiderueshëm fëmijësh (rreth 121 fëmijë me Aftësi të Kufizuara), kanë përfituar nga një arsimim më cilësor e në përshtatje me veçoritë e tyre individuale

Puna për zbatimin e projekteve ndër vite është përqendruar në këto drejtime:

  1. Në aplikimin dhe përhapjen e praktikave gjithpërfshirëse mësimore e sociale më të përshtatshme, lidhur me arsimimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, në 12 kopshte dhe në 12 shkolla në qytetet. Korçë, Gjirokastër, Vlorë.
  2. Në përgatitjen e edukatorëve, mësuesve dhe punonjësve të shërbimit psikologjik të kopshteve e shkollave në këto qytete, për të arsimuar fëmijët me Aftësi të Kufizuara në kushte të barabarta sikurse dhe bashkëmoshatarët e tyre.
  3. Në krijimin e një atmosfere mikpritëse dhe mbështetëse për fëmijët me Aftësi të Kufizuara nga bashkëmoshatarët, mësuesit, psikologët, prindërit dhe fëmijët e tjerë.
  4. Në fuqizimin e ekipeve mbështetëse të drejtorive arsimore në qytetet Vlorë dhe Korçë për të vlerësuar fëmijët me Ak dhe për të mbështetur procesin e arsimimit të tyre në kopshte e shkolla gjithëpërfshirëse.
  5. Në rritjen dhe fuqizimin e prindërve të fëmijëve me AK si grup interesi për realizimin e të drejtës për arsim për fëmijët e tyre me Aftësi të Kufizuara, si dhe në rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit e sensibilizimit të tyre për rëndësinë e përfshirjes aktive në ekipet mbështetëse të shkollave e kopshteve.
  6. Në zgjerimin e kapaciteteve profesionale të grupeve/ekipeve mbështetëse të shkollave dhe kopshteve për të vlerësuar aftësitë e fëmijëve në fushën akademike, si dhe për të mbështetur procesin e hartimit dhe zbatimit të PEI – ve për fëmijët me AK.
  7. Në konsolidimin e bashkëpunimit me institucione dhe struktura të tjera që punojnë me dhe për fëmijët, si dhe në vendosjen e urave të bashkëpunimit me institucionet e arsimit special për të përshpejtuar dhe lehtësuar procesin e shndërrimit të tyre në Qendra Burimore, duke u dhënë mundësi gjithë fëmijëve me AK për t’u arsimuar.

Lexo gjithashtu

Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar

Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë …