Monday , January 20 2020

“Përdorimi i instrumentave psikometrike”

Projekt në Qytetin e Tiranës me Grant të Fondacionit “SOROS” në Shqipëri
Kohëzgjatja e projektit (muaj):  6 muaj, (Qershor-Nëntor 2012)

Qëllimi i projektit:

  • Aplikimi në praktikën klinike i instrumentave specifike për diagnostikimin e saktë të Autizmit.img
  • Do të trainohen 20 profesionistë nga institucione shtetërore e OJF që ofrojnë shërbime ne fushën e fëmijëve rreth administrimit të pyetsorëve që ndihmojnë në diagnostikimin sa më të saktë të autizmit.
  • Do të behet validimi i pyetësorit RBS-R të sjelljeve përsëritëse në 60 fëmijë me autizëm dhe 60 fëmijë që nuk kanë simptoma të autizmit të cilët  do të jenë grupi i kontrollit.

Objektivat e projektit:

  • Pajisje e profesionistëve që punojnë me fëmijët autikë me njohuri bazë rreth instrumentave psikometrikë që përdoren për diagnostikimin sa më të saktë të Autizmit
  • Dhënie e njohurive bazë rreth administrimit të instrumentave psikometrikë.
  • Validim i RBS-R (Shkalla e sjelljeve përsëritëse e revizionuar) me qëllim përdorimin e këtij instrumenti nga profesionistët për qëllime studimesh
  • Përfituesit kryesorë:
  • Profesioniste qe punojne me femijet autike
  • Femijet me autizem
  • Prinderit e femijeve me autizem

Aktivitetet kryesore:

  • Trainimi i profesionisteve per administrimin e pyetesoreve CARS dhe RBS-R
  • Administrimi i pyetesoreve CARS dhe RBS-R
  • Validimi i RBS-R

Rezultatet e pritshme:

  • Trainim i 20 profesionisteve me njohuri mbi instrumentat psikometrike qe perdoren ne diagnodtikimin e autizmit dhe evidentimin e llojit te sjelljeve perseritese.
  • Trainim i 20 profesionisteve per administrimin praktik te ketyre instrumentave
  • Validimi i RBS-R per perdorimin e ketij pyetesori nga profesionistet per qellime studimore.
  • Hapja e rruges drejt standartizimit te ketyre instrumentave, me qellim aplikimin ne popullata klinike.

Lexo gjithashtu

Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar

Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë …