Monday , January 20 2020

“Arsimi Gjithëpërfshirës – Kërkesë e Mijëvjecarit të Ri”

“MEDPAK” në bashkëpunim me “Save the Children” – Albania, Drejtoritë Rajonale të qyteteve Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër përmes projektit: ”Arsimi gjithëpërfshirës – Kërkesë e Mijëvjecarit të Ri” – 2010, mbështet procesin e arsimimit të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në shkollat e arsimit bazë.

Në sajë të kësaj mbështetje, një numër i konsiderueshëm fëmijësh me aftësi të kufizuara dhe veshtiresi ne te nxene, kanë përfituar nga një arsimim më cilësor dhe në përshtatje me veçoritë e tyre individuale

Save+The+Children+LogoPuna për zbatimin e projektit përqëndrohet në këto drejtime:

  • Në aplikimin dhe përhapjen e praktikave mësimore më të përshtatshme, lidhur me arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kopshtet dhe shkollat e këtyre qyteteve, duke synuar një shkollë për të gjithë fëmijët.
  • Në pregatitjen e edukatoreve, mësuesëve dhe punonjësve të shërbimit psikologjik për të punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë,
  • Në nxitjen dhe fuqizimin e ekipve multidisiplinare me bazë shkolle.
  • Në krijimin e një atmosfere mikpritëse dhe mbështetëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, nga bashkëmoshatarët,
  • Në forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit mes prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe punonjësve të arsimit.

Në këtë kuadër, projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Arsimore të tre qyteteve: Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, si edhe me institucionet e arsimit parashkollor dhe shkollor të këtyre rajoneve. Pjese e rëndësishme e këtij bashkëpunimi janë 12 kopshte dhe 12 shkolla në rajonet përkatëse.

Qëllimi i projektit:

Arsimimi i fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në shkolla edhe kopshte gjithëpërfshirëse, në tre rajone: Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

Objektivat:

  • Të rritet niveli akademik dhe social i fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, bazuar në PEI të tyre, si pasojë e zbatimit të parimeve të arsimit gjithëpërfshirës: krijimit të praktikave, politikave dhe kulturave gjithëpërfshirëse
  • Të aftësohen stafet pedagogjike në 12 shkolla dhe 12 kopshte në Gjirokastër, Korcë dhe Vlorë, nëpërmjet trajnimeve teorike-praktike dhe vizitave për shkëmbim përvoje midis mësuesëve, drejtueseve, psikologëv dhe prindërve me, synim zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës.
  • Të fuqizohen ekipet multidisiplinore të vlerësimit në bazë shkolle dhe kopshti, me qëllim vleresimin e nivelit të zhvillimit arsimor të cdo fëmije, bazuar në aftësitë që ai ka, duke bërë pjesë aktive prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
  • Të lobohet në të tre DAR, që deri në dhjetor të 2010, specialistët e ekipit multidisiplinor të vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar pranë këtyre DAR-ve, të jenë përzgjedhur dhe të fillojnë të parapregatiten, si dhe të punohet për rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të DAR –ve lidhur me rëndësinë e përfshirjes së mësuësve ndihmës.
  • Të ndërgjegjësohen edhe me tej komunitet shkollore; qeveria e nxënësve, bordi iprindërve stafet e DAR-ve ; mësuesit e drejtuesit e institucioneve parashkollore dhe shkollore; komuniteti i gjerë në lidhje me tre parimet e arsimit gjithëpërfshirës : Krijimi i praktikave, politikave dhe kulturave gjithëpërfshirëse.

ZHVILLIMI GJITHËPËRFSHIRËS ËSHTË:

  • NDRYSHIM NË SHKOLLË I SHDËRUAR NË ZHVILIM GJITHËPËRFSHIRËS TË BAZUAR TEK VLERAT;
  • PËRFSHIRJE E KOMUNITETIT,
  • RESPEKT KUNDREJT DIVERSITETIT;
  • RESPEKTIM I TË DREJTAVE THEMELORE;
  • PJESËMARRJE E PËRBASHKËT;
  • DHËNIE E DREJTËSISË.

Lexo gjithashtu

Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar

Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë …