Sunday , April 21 2019

“Partnerë për realizimin e një arsimi cilësor në shkolla gjithëpërfshirëse”

“MEDPAK”, prej Qershorit 2013 gjer më Shkurt 2014, me mbështetje të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”- SOROS, zbatoi projektin “Partnerë për realizimin e një arsimi cilësor në shkolla gjithëpërfshirëse”

Ky projekt u fokusua në rritjen e kapaciteteve të bordeve të 6 shkollave në bashkitë Peqin, Librazhd dhe Koplik ku MEDPAK jep shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre në Qendra Ditore.

site-logoimgMe gjithë punën e bërë nga stafet e këtyre Qendrave, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pothuajse nuk i afrohen shkollës sepse e ndjejnë veten jo të mirëpritur në to, kurse një pjesë relativisht jo e vogël nuk e njohin të drejtën për arsimim të fëmijëve të tyre. Bordet e shkollave ekzistojnë formalisht pothuaj në të gjashta shkollat dhe nuk i njohin detyrat e tyre, e nga mosnjohja e ligjit nuk i kryejnë ato. Përgjithësisht puna e vetme që bëjnë në ndonjë shkollë bordet e shkollave është mbledhja e fondeve për shkollën sidomos për mirëmbajtjen e saj dhe jo për rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Pjesëmarrja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në qeveritë e nxënësve shihet si e pamundur dhe kjo për faktin që fëmijët me aftësi të kufizuara shihen si persona pa asnjë lloj aftësie.

Me këtë projekt synohet forcimi i kapaciteteve të institucioneve shkollore me qëllim ndërtimin e praktikave të qëndrueshme dhe rritjen e bashkëpunimit midis shkollës dhe komunitetit, në veçanti me komunitetin e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar me qëllim realizimin e një arsimimi cilësor, bazuar në ligjin NR 69/2012 për Arsimin Parauniversitar.

QËLLIMI Të fuqizojmë institucionet shkollore: bordet e shkollave, këshillat e prindërve, stafet e mësuesëve, qeveritë e nxënësve me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në jetën e shkollës duke inkurajuar partneritetin shkollë-prindër, për një arsim cilësor në shkolla gjithëpërfshirëse edhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Të informohen institucionet shkollore në 6 shkolla dhe 3 këshillat bashkiakë me risitë që sjell ligji i Arsimit Parauniversitar për rolin e bordeve të shkollave në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

imgAKTIVITETET

  1. Informim i këshillave të prindërve, stafet e  mësueseve, qeverisë së nxënësve dhe komuniteteve shkollore në lidhje me ligjin për Arsimin parauniversitar pjesën e organizimeve të institucioneve brenda shkollës si dhe kapitullin XI  që flet për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. (2 seanca 2 oreshe ne 6 shkolla)
  2. Trajnim i bordeve të shkollave, 2 ditë të plota në çdo njësi të qeverisjes vendore.
  3. Trajnim i prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara 2 ditë të plota në çdo njësi të qeverisjes vendore.
  4. Organizimi i prindërve në shoqatë.
  5. Organizimi i një aktiviteti në 6 shkolla në kuadrin e 3 dhjetorit Ditës Botërore për personat me aftësi të kufizuara. 
  6. Organizimi i vizitave të prindërve dhe bordeve të shkollave  në rajone ku zbatohet  projekti, për shkëmbim  eksperiencash të fituara gjatë zbatimit të këtij projekti

PËRFITUESIT

Grupet e synuara në këtë projekt do të jenë bordet e shkollave, këshillat e mësuesëve, qeveritë e nxënësve, njësitë e qeverisjes vendore  dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët të organizuar tashmë në shoqatën e tyre do të jenë partnerë me bordet e shkollave

Përfitues indirekt do të jenë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe Zyrat Arsimore përkatëse në këto rrethe sepse ato do te perfitojne nga puna e bërë me bordet e këtyre 6 shkollave për një arsim cilësor dhe komuniteti shkollor në tërësi.

PRITSHMËRITË

Gjatë zbatimit të këtij projekti pritet që në institucionet arsimore të zbatohet parimi i gjithëpërfshirjes së nxënësve, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet që organizon shkolla duke e konsideruar veten partner me bordin e prindërve dhe këshillin e mësuesëve.Në fund të projektit në çdo rreth ka një organizim të prindërve në shoqatë. Komuniteti shkollor dhe më gjerë është ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e bordeve të shkollës dhe punojnë duke i mbështetur ata për një shkollë cilësore, miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Fletëpalosje: “Partnerë për realizimin e një arsimi cilësor në shkolla gjithëpërfshirëse”

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …