Sunday , April 22 2018

Pasdite argëtuese me Cirkun e Tiranës “Arena Magjike”

Falenderim!

Falenderojmë organizatorët e shfaqjes së cirkut, Agjensinë e Spektakleve “Jehona e Shkodrës” dhe Shoqatën Kulturore Artistike “Ferdinand Deda” për kënaqësinë që na dhanë duke na pranuar dhe lehtësuar me bileta falas , hyrjen në shfaqjen e Cirkut të Tiranës

Ditën e premte, më 27 Shtator, një grup fëmijësh e të rinjsh me aftësi të kufizuar nga qyteti i Peqinit dhe Elbasanit ishin të pranishëm në spektaklin e Cirkut të Tiranës “Arena Magjike pranë Pallatit të Sportit Elbasan.

Kjo pasdite argetuese u mundësua për fëmijët me aftësi të kufizuar, në kuadër të projektit IADSA “Pa Pengesa – Modele të Përfshirjes Sociale” zbatuar nga Bashkia Peqin dhe Shoqata MEDPAK.

Shfaqja e Cirkut të Tiranës u pëlqye shume nga fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, të cilët shprehën dëshirën për të qenë pjesë e aktiviteteve dhe spektakleve të tilla edhe me shpesh në të ardhmen.