Friday , July 19 2019

Kërkohet dizenjues dhe realizues spoti televiziv

– Përfunduar –

Titulli i Shërbimit: Dizenjues/realizues spoti televiziv informues mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me temë: “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time“

Aplikimi është i hapur për: Kompani dizenjimi dhe individë/ekspertë të fushës;
Vendi: Bashkia Elbasan, njësitë administrative Labinot Fushë, Bradashesh, Papërr, Shushicë;
Organizata: MEDPAK (Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara);

Të interesuarit  e dërgojnë aplikimin e tyre  brenda datës 26 shkurt 2019, ora 17.00
Me kompaninë/ekspertin e përzgjedhur kontrata do të nënshkruhet brenda muajit Shkurt 2019

Informacion i përgjithshëm:

Projekti “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time“ po zbatohet nga shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me Aftësi të Kufizuara), në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor /ReLOaD” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.
Ky projekt do të zbatohet në katër njësi administrative të bashkisë Elbasan, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit

Projekti do të përfshijë punën direkte me prindërit dhe të afërm të personave me Aftësi të Kufizuara. Të forcojë kapacitetet e rrjetit të shoqatave të prindërve në bashkinë Elbasan, për tu bërë faktor veprues dhe ndikues në përfshirjen sociale të PAK në vendimarrje, duke  fuqizuar shoqatat dhe grupet e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara,  të jenë  pjesë e proceseve të vendimmarrjes.

Qëllimi dhe shërbimi:

Spoti do të ketë për qëllim, “Informimin dhe Ndërgjegjësimin e institucioneve dhe komunitetit të gjerë me të drejtat e PAK dhe të gjithëpërfshirjes sociale” bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të Axhendës 2030.
Ai do transmetohet në televizionet lokale në Elbasan (Tv Skampa, Best Channel) dhe do të vendoset në websiten e MEDPAK, bashkisë Elbasan, UNDP, Delegacionit ttë BE dhe palëve të tjera të interesuara pas miratimit nga organizata.

Shkarko: Termat e Referencës në dokument pdf

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre  deri në datën 26 shkurt 2019, ora 17.00, në adresën e-mail: info@medpak.org