Saturday , July 21 2018
Më të rejat :

Forcimi i kapacitetit të shoqërisë civile, një projekt i suksesëshëm

Në datën 29 prill 2016 , shoqata MEDPAK në partneritet me Partnerë për Fëmijët dhe shoqatën World Vision u mblodh për të parë rezultatet e punës dy vjeçare të projektit “Forcimi i kapacitetit të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR)

IMG_0340
IMG_0368
IMG_0376
IMG_0364
Ky projekt është zbatuar në përiudhën Maj 2014 – Prill 2016 kryesisht në zonën e Dibrës dhe Elbasanit por edhe në Shkodër, Vlorë, Korcë Lezhë, Tiranë Kukës dhe Tropojë.
MEDPAK , World Vision dhe Partnerë për Fëmijët punojnë prej vitesh në arsimin gjithëpërfshirës, për të mundësuar që çdo fëmijë me aftësi ndryshe të shkojë në shkollë dhe të edukohet në mënyrë cilësore. Përveç 10 shkollave në Dibër dhe Elbasan, projekti mbështeti zbatimin e ligjeve për arsimin gjithëpërfshirës dhe për mbrojtjen e fëmijëve. Bazuar në suksesin e shkollave të mësipërme, zbatuesit e tij, bashkë me mësuesit, fëmijët dhe prindërit, ngritën zërin në nivel kombëtar., duke sjelle në mbyllje të këtij projekti këto rekomandime:

  • Njësitë e qeverisjes vendore të bashkëpunojnë me OJF-të në rajone me qëllim që fëmijëve me aftësi të kufizuara mos tu shkelen të drejtat e tyre sidomos e drejta për arsim
  • DAR në rajone dhe njësitë e qeverisjes vendore për arsimin parashkollor dhe arsimin e detyruar të sigurojnë bazë materiale didaktike për një arsimim më të mirë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
  • Të sigurohet transport falas për nxënësit me aftësi të kufizuar edhe nga distanca më të vogla se dy km dhe jo vetëm për shkollat speciale.
  • Në kuadrin e zbatimit të Strategjisë për Arsimin Parauniversitar të punohet në partneritet me shoqërinë civile për kthimin e Shkollave Speciale në Qëndra Burimore

Në ceremoni na nderuan me pjesëmarrjen e tyre zëvendësministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë (MAS) Nora Malaj , zoti Alessandro Angiu, përfaqësues i delegacionit të BE-së dhe zoti Philip Harris, drejtor operacional i World Vision në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

FORUM I HAPUR, ELBASAN

“Kujdesi dhe Zhvillimi Gjatë Fëmijërisë së Hershme – Thesar për Gjithë Jetën” Ditën e mërkurë, …