Friday , December 14 2018
Më të rejat :

MEDPAK kërkon trajnerë

Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor / ReLOaD” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim shoqata MEDPAK është një ndër organizaatat fituese e cila po zbaton projektin “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”. Ky projekt do të zbatohet në katër njësi administrative të bashkisë Elbasan, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit

Projekti do të përfshijë punën direkte me prindërit dhe të afërm të personave me Aftësi të Kufizuara.

Qëllimi: të synojë rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rrjetit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke e bërë atë një faktor veprues për përmirësimin e përfshirjes sociale të PAK deri në vendimarrje të institucioneve lokale.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti kërkojmë të angazhojmë trajnerë (1 ose më shumë trajnerë) për të organizuar trajnimin e nje grupi prindërish dhe profesionistë (24 persona 6 nga çdo njësi administrative) për të rritur kapacitetet e tyre në njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, për t’i aftësuar ata për advokim dhe lobim për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe për t’i bërë pjesë në vendimarrjet lokale. Fuqizimi i këtyre grupeve me nga 6 persona për çdo njësi administrative (prindër e profesionistë) bëhet me qëllimin që ata të jenë faktor në vendimarrjen lokale për përfshirjen sociale të fëmijëve të tyre me AK në jetën e kominitetit.

Dokumentat e kërkuara të dërgohen në adresën tonë në email: info@medpak.org, deri ditë e Hënë, datë 14 Dhjetor 2018. (përpara orës 17:00)

Shkarko Termat e Referencës për aplikimin (PDF)…

Lexo gjithashtu

3 Dhjetor, Dita Botërore për PAK

Në kuadrin e 3 Dhjetor, Ditës Boterore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë …