Friday , December 14 2018
Më të rejat :

MEDPAK kërkon një Administrator për projektin “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”

Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor / ReLOaD“ i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim shoqata MEDPAK është një ndër organizaatat fituese e cila po  zbaton projektin “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”. Ky projekt do të zbatohet në katër njësi administrative të bashkisë Elbasan, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit.

Projekti do të përfshijë punën direkte me prindërit dhe të afërm të personave me Aftësi të Kufizuara. Ai do të synojë rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rrjetit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke e bërë atë një faktor veprues për përmirësimin e përfshirjes sociale të PAK deri në vendimarrje të institucioneve lokale.

Në kuadër të  zbatimit të këtij projekti, kërkojmë një administrator /e projekti, për një periudhë 7-mujore (me 50% të kohës së punës).

Ky pozicion do të kërkojë që personi i punësuar të udhëtojë brënda bashkisë Elbasan dhe Librazhd ku është zyra e projektit, si  dhe në raste të caktuara edhe në vende të tjera të Shqipërisë.

Kualifikimet dhe niveli i përgatitjes për administratorin që kërkohet:

  • Diplomë bachelor në financë, ekonomi, administrim biznesi etj.
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike, të tilla si; Word, Excel, Power Point dhe internet.
  • Aftësi në mbajtjen e llogarive financiare.
  • Të ketë rrjedhshmëri në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe , anglishtja do të përbënte prioritet;
  • Përparësi do tu jepet përsonave që jetojnë / punojnë në tërritorin e bashkisë Elbasan ose Librazhd.

Rolet dhe Përgjegjësitë:

  • Të hartojë plane mujore për shpenzimin e buxhetit sipas aktiviteteve te hartuara në project dhe të planifikuara e miratuara nga koordinatori dhe lehtësuesi lokal për rajonet ku zbatohen projektet e MEDPAK.
  • Të mbaje fatura të rregullta dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar. Te ndihmojë financieren e MEDPAK për hedhjen e tyre në sistem.
  • Të bëjë prokurimet për mallrat dhe furnitorët që duhen për realizimin e aktiviteteve të projktit dhe ti dorëzojë ato në kohë dhe me cilësi.
  • Të mbajë evidenca te rregullta për të gjitha blerjet e bëra për zbatimin e projekteve dhe të raportoje në kohë bashkë me koordinatorin tek donatori bazuar nnë kushtet e kontratës te lidhur midis MEDPAK dhe Donatorit.
  • Administratori është përgjegjës për hartimin e kontratave midis punëdhënësit (MEDPAK) dhe punëmarrësve.

Personi qe  mendon të aplikojë për këtë pozicion pune të dërgojë :

  • një CV
  • një letër reference
  • si dhe një letër interesi duke shprehur qartë se përse mendon se mund të jetë i përshtatshëm për këtë vend pune dhe se si i përmbush kërkesat kualifikimet e kërkuara, në adresën: info@medpak.org para orës 17:00 deri të Enjten, datë  18 Tetor 2018.

Lexo gjithashtu

MEDPAK kërkon trajnerë

Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor / ReLOaD” i …