Sunday , October 21 2018

MEDPAK kërkon Koordinator për projektin “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”

Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor /ReLOaD“ i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, shoqata MEDPAK është një ndër organizaatat fituese, e cila po  zbaton projektin “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”. Ky projekt do të zbatohet në katër njësi administrative të bashkisë Elbasan, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit

Projekti do të përfshijë punën direkte me prindërit dhe të afërm të personave me Aftësi të Kufizuara. Ai do të synojë rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rrjetit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke e bërë atë një faktor veprues për përmirësimin e përfshirjes sociale të PAK deri në vendimarrje të institucioneve lokale.

Në kuadër të  zbatimit të këtij projekti kërkojnë një Koordinator /e projekti, për një peridhe 7-mujore ( me 50% të kohës së punës ).

Ky pozicion do të kërkojë që personi i punësuar të udhëtojë brënda bashkisë Elbasan dhe Librazhd ku është zyra e projektit, si  dhe në raste të caktuara edhe në vende të tjera të Shqipërisë.

Kualifikimet dhe niveli i përgatitjes për kordinatorin që kërkohet:

  • Diplomë në shkenca juridike ose  punë sociale.
  • Minimumi të ketë diplomë të nivelit master, ( pra 3+2 ) përvojë punë në shoqërinë civile dhe të jetë i/e njohur me mënyra te advokimit dhe lobimit, të drejtat e fëmijëve; praktikat gjithpërfshirëse arsimore; sistemi arsimor i detyruar; fëmijët me aftësi të kufizuara dhe zhvillimi komuniteteve;
  • Përvojë në lehtësimin e takimeve dhe fokus grupeve, mbledhjes së të dhënave, ndërtimin e marrdhënieve me palë të interesuara në nivel rajonal dhe lokal dhe me profesionistë në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale dhe efektivitetet në punën me fëmijët dhe familjet;
  • Të ketë rrjedhshmëri në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe , anglishtja do të përbënte prioritet;
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike, të tilla si Word, Excel, Power Point dhe internet.
  • Përparësi do tu jepet përsonave që jetojnë/punojnë në tërritorin e bashkisë Elbasan ose Librazhd.

Rolet dhe Përgjegjësitë:

  • Gjatë aktiviteteve të projektit të punojë në mënyrë aktive në partneritet me fëmijët, prindërit, familjet, komunitetet lokale, profesionistët, pushtetin lokal dhe rajonal dhe organizatat e shoqërisë civile;
  • Të ndërtojë marrdhënie me institucionet lokale për të siguruar bashkëpunimin dhe rënien dakord mbi planet dhe aktivitetet për përfshirjen në arsim, aktivitete argëtuese të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të krijuar një ambjent gjithëpërfshirës për ta;
  • Të lehtësojë aktivitetet me prinderit e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe me këta të fundit të advokojë e lobojë për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal
  • Të lehtësojë trajnimet e prindërve dhe të afërmve te personave me AK.
  • Të kryejë vlerësime-monitorime të arsimimit të fëmijëve me AK e vështirësi në të nxënë në këto katër njësi administrative si dhe të hartojë raporte për këto monitorime
  • Të mbajë kontakte me stafin e programit ReLOaD
  • Të përgatisë raporte sikurse është pararshikuar në marrëveshjen e financimit. Të sigurojë përdorimin e mjeteve të duhura për vizibilitetin dhe komunikimin e projektit për palët e interesuara.

Personi që  mendoni të aplikojë për këtë pozicion pune të dërgojë :

  • një CV
  • dy referenca
  • si dhe një letër interesi duke shprehur qartë se përse mendon se mund të jetë i përshtatshëm për këtë vend pune dhe se si i përmbushni kërkesat kualifikimet e kërkuara në adresën  : info@medpak.org  para orës 17:00 deri të Enjten,  datë  18 Tetor 2018.

Lexo gjithashtu

Falenderim për Z. Luan Deda: “Ndihmë për PAK në Shqipëri

“Ne jemi duke mbledhur donacione në shumën £ 1,000 për të ndihmuar MEDPAK në mbështetjen …