Friday , July 19 2019

Vizitë studimore në Bolonjë, Itali

Zbatimi në praktikë i arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara

Në kuadër të projektit “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri”; që po zbatohet nga Save the Children në partneritet me shoqatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK), mbështetur nga Koperacioni Italian për Zhvillim / Ministria e Punëve të jashtme e Italisë; Save the Children dhe Universiteti i Bolonjës (Itali), organizuan vizitën studimore në Bolonjë, nga 1 gjer më 5 shkurt 2016.

Qëllimi i vizitës ishte: Shkëmbimin i eksperiencave të institucioneve përgjegjëse për edukimin e personave me Aftësi të Kufizuar siç është Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe institucionet në varësi të saj, si dhe institucionet përgjegjëse për gjithëpërfshirjen sociale të personave me Aftësi të Kufizuar siç është Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale dhe Rinise dhe institucionet në varësi të saj.

instituti-PaoliniCassiano-IMOLA
Fondazione-Cavazza
kopesht-Bolonje
Universiteti-Bolonjes
Në kuadër të saj, zyrtarë të ftuar nga fusha sociale dhe e edukimit patën mundësinë të shohin drejtëpërdrejtë funksionimin e sistemit arsimore gjithëpërfshirës në shkollat dhe universitetet mikëpritëse si dhe strukturat që lehtësojnë dhe mundësojnë aksesin dhe gjithëpërfshirjen sociale të personave me Aftësi të Kufizuar, duke mundësuar zhvillimin maksimal të potencialeve të tyre dhe duke siguruar mirëqenie të plotë përmes ofrimit të mundësive për autonomi personale dhe pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe kulturore te çdo fëmije.

Të ftuar në të ishin: Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar ne MAS , Këshilltar i Ministrit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, profesorë të Universitetit të Korçës dhe Elbasanit, si dhe përfaqësues nga shoqata e prindërve të personave me aftësi të kufizuar MEDPAK dhe Save the Children.

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …