Thursday , April 9 2020

Vijmë së bashku: kamp veror

Motoja “Vijmë së Bashku” mblodhi në një kamp veror, nxënës të shkollave 9 vjeçare, fëmijë nga komuniteti egjiptian dhe fëmijë me aftësi të kufizuar.

Qëllimi i këtij kampi është të promovojë nëpërmjet lojës dhe argëtimit gjithëpërfshirjen sociale, duke pranuar diversitetin dhe duke i ofruar të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta. Temat që u trajtuan në ditën e parë ishin “Unë dhe dëshirat e mia”, “Kërkuesit e arit” dhe “Unë dhe të tjerët”. Temat nxitën tëk fëmijët punë në grup, bashkëpunimin pavarësisht mundësive dhe aftësive që ka gjithsecili si dhe të menduarin kritik për të pranuar diversitenin në shoqeri.

Kampi u realizua nga partneriteti i “MEDPAK” me organizatën “World Vision Albania” dhe u lehtësua nga mësues, prindër dhe psikologë

Lexo gjithashtu

Thirrje për pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare

Kolegë të nderuar, Kjo është thirrje për pjesëmarrje në: KONFERENCËN E PARË NDËRKOMBËTARE MBI ARËSIMIMIN …