Friday , May 29 2020

Tavolinë e rrubullakët në Berat, Korçë e Dibër

Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri” që zbatohet nga “World Vision”, Shqipëri, si organizata drejtuese në këtë projekt në bashkëpunim me organizatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të kufizuara (MEDPAK) dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara (ADRF), me fond të BE, Rrjetet në dy bashkitë Berat dhe Dibër organizuan tavolina të rrubullakëta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, biznesi dhe PAK, me qëllim sensibilizimin e institucioneve për të drejtën e PAK për punësim.

Korçë Rrjeti ka nxjerrë si prioritet mungesën e transportit për pjesëmarrje të PAK në jetën e përditëshme dhe aktivitetet kulturore, sportive, prandaj në Korçë, Rrjeti u mblodh për të sensibilizuar institucionet në lidhje me sigurimin e transportit të përshatatshëm për PAK.