Tuesday , August 11 2020
img

Takim: “Roli i psikologut në Komisionin e institucionit arsimor të zakonshëm”

Në vazhdimësi të zbatimit të projektit “Promovimi i  të drejtave të  fëmijëve dhe zhvillimi holistik i tyre”, projekt i cili zbatohet nga MEDPAK në partneritet me Save the Children, në datën 13 Qershor 2014 u organizua takim me psikologët e shkollave të projektit me tematikë: Roli i psikologut në  “Komisionin e institucionit arsimor të zakonshëm”

Në takim u diskutua për :

  1. Detyra të psikologut dhe udhëheqjen që duhet ti bëjë ai komisionit në bazë shkolle.
  2. Ngritja e komisionit në bazë shkolle ( në ato pak shkolla ku nuk është ngritur) për vlerësimin e nevojave arsimore të nxënënësve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë dhe funksionimi i tij bazuar në Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar.

Në takim psikologët diskutuan për funksionimin e Komisionit, plotësimi i vlerësimeve dhe ndjekja e punës së nxënësve për një arsim cilësor të tyre.

Në takim u evidentua fakti se në 6 shkolla, nga 14 të përfshira në këtë projekt, nuk kanë psikolog dhe se mungon plotësisht punonjësi social.

Lexo gjithashtu

Ekspert, trajnues për monitorim dhe vlerësim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në bashkinë Lezhë.

Informacion i përgjithshëm Projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave …