Sunday , November 17 2019

Të gjithë sëbashku për një shoqëri më gjithëpërfshirëse

Shoqata MEDPAK në bashkëpunim me “Partnerë për Fëmijët” dhe “World Vision” ftoi në një takim “Koalicionin Shqiptar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi” (KShAKZh) me tematikë:

“Realizimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe në veçanti i fëmijëve me aftësi të kufizuara kërkon një Koalicion të fuqizuar!“

Qëllimi i takimit ishte të bashkonte zërin e organizatave, anëtare të këtij koalicioni, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në këtë takim morën pjesë 12 shoqata anëtare të KShAKZh dhe na nderoi me pjesëmarrjen e saj znj. Bardhylka Kospiri, zv/ministre e MMSR dhe përfaqësuesi i delegacionit Europian, z. Alessandro Angius.

IMG_9369
IMG_9389
IMG_9381
IMG_9373

Koalicioni Shqiptar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi (ADDC) përfaqëson një koalicion të krijuar në Qershor 2007, për mbrojtjen e interesave të personave me aftësi të kufizuar. Ky koalicioni përbëhet nga 26 organizata që kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë rënë dakort të punojnë së bashku për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Ky takim u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit “Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” (EIDHR), i cili zbatohet nga MEDPAK, Partnerë për Fëmijët dhe World Vision.

Në kuadrin e ketij projekti, Koalicioni në takimin e tij të datës 19 janar 2015, pas diskutimeve të të gjithë organizatave pjesëmarrëse, arriti në konkluzinon që MAS duhet të marrë masa më efikase për zbatimin e Kreut 11 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.

Në fund të takimit u arrit në disa përfundime për të tërhequr vëmëndjen e institucioneve arsimore, në qendër dhe bazë me anë të një Deklarate për zabatimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, në lidhje me arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në këtë Deklaratë i kërkohet direkt MAS ngritja dhe funksionimi i një departamenti , për të monitoruar zbatimin e ligjit për arsimim gjithëpërfshirës, me qëllim të realizohet e drejta për arsim për gjithë fëmijët me aftësi të kufizuar.

Që arsimi gjithëpërfshirës të shëndrrohet në një realitet, institucionet arsimore duhet të përfshihen në ndryshime në të gjitha nivelet e tyre, duke bërë përpjekje konkrete për t’ju përshtatur kërkesave dhe nevojave të çdo nxënësi.

Reforma që përshpejton zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës, kërkon transformime të mëdha në të gjithë sistemin e arsimit drejt procesit të përfshirjes sociale.

Lexo gjithashtu

FTESË PËR OFERTË: Ekspert studimor

Shoqata MEDPAK në partneritet me bashkinë Prrenjas, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore …