Monday , January 20 2020

Në Bashkinë Peqin

{AF}

imgimgHapet Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara ne Bashkinë Peqin

Sot ne Diten Nderkombetare te Aftesise Ndryshe, u inagurua qendra e re ne sherbim te komunitetit per Peqinin dhe zonat perreth. shume emcionuese fjalet e zemres te prinderve te femijeve perfitues. Ajo qe ben diferencen eshte pikerisht investimi ne nje qytet ku nuk eshte kujtuar askush. Bashkia e qytetit ka ndihmuar dhe kontribuar gjithashtu.

Shoqata MEDPAK qe punon per zbatimin e projektit eshte e dedikuar qe kjo nisme e pare te shkoje akoma me tej pritshmerive. Ndonese me shi – ishte nje dite shume e pritur nga komuniteti.

 Projekti: “Qendër Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara”

  • Donator: Fondacioni “Vodafone Albania”.
  • Partnerë: Bashkia Peqin.
  • Zbatuese: Shoqata MEDPAK.
  • Vendi i zbatimit: Bashkia Peqin.
  • Kohëzgjatja: 15 tetor 2012 – 15 shtator 2013.

Peqini është një qytet me rreth 9300 banorë dhe janë rreth 168 janë persona me aftësi të kufizuara:

  • 116 persona me aftësi të kufizuara të lindura dhe të fituara gjatë jetës
  • 36 persona me aftësi të kufizuara në shikim
  • 16 persona të diagnostikuar me para dhe tetraplegji, pa përfshirë këtu personat me aftësi të kufizuara, invalid pune.

Për gjithë këtë grup në nevojë, në bashkinë Peqin nuk kishte të ngritur asnjë lloj shërbimi. Vlerësimin për aftësinë e kufizuar dhe nevojat që kishin, i merrnin në qytete të tjera të rajonit apo vendit si në Elbasan dhe Tiranë.

Tani personat me aftësi të kufizuara kanë një Qendër në qytetin e tyre e cila do të lehtësojë jetët e tyre për tu përfshirë me dinjitet në komunitetin ku jetojnë.

Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara u bë e mundur të hapet nga një projekt i përbashkët i Bashkisë Peqin me shoqatën MEDPAK dhe me nje donacion të Fondacionit Vodafone Albania.

Hapja e kësaj Qendre vjen menjëherë pas ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nga Parlamenti shqiptar, më datë 16 Nëntor 2012.

Qëllimi i projektit:

Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale në Qendër dhe jashtë saj, në komunitet, për personat me aftësi të kufizuara me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës.

Shërbime që do të ofrohen në qendër janë:

  • Aftësim për jetën i Personave me Aftësi të Kufizuara
  • Mbështetje dhe këshillim Psiko-Social.
  • Vlerësim në ekip i nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe referim rasti për shërbime më të specializuara.
  • Informim i prindërve dhe familjarëve të personave me aftësi të kufizuara me të drejtat e tyre dhe edukimi i tyre si t’i mbrojnë e t’i zbatojnë këto të drejta.
  • Organizim trajnimesh, takime me prindër dhe anëtarë të komunitetit me tematikë “Aftësia e Kufizuar — çështje e zhvillimit të të gjithë shoqërisë”.
  • Takime individuale dhe në grup me prindër të personave me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të tyre.
  • Vizita në familje dhe shërbime direkt personave me aftësi të kufizuara në familje dhe Qendër.
  • Advokaci, Këshillim dhe Lobim.
  • Aktivitete sociale dhe argëtuese për persona me aftësi të kufizuara.
  • Ndërgjegjësim i komunitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara duke synuar krijimin e nje komuniteti gjithëpërfshirës.

Shoqata “MEDPAK” merr përgjegjësi jo vetëm për menaxhimin e kësaj Qendre, por do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e prindërve në Bashkinë Peqin me qëllim që vetë ata të kërkojnë zbatimin e legjislacionit në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuara.

{/AF}

Lexo gjithashtu

Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar

Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë …