Sunday , January 19 2020

JAVA GLOBALE PËR EDUKIMIN: “Të Drejta të Barabarta, Mundësi të Barabarta – Arsimi dhe Aftësia e Kufizuar”

Fushata e re e Global Campaign for Education, “Të Drejta të Barabarta, Mundësi të Barabarta: Arsimi dhe Aftësia e Kufizuar” ka për qëllim të vejë në dukje problematikat e hasura nga fëmijët me AK në realizimin e të drejtës së tyre për arsimim.

Duke nxjerrë në plan të parë përjashtimin nga sistemi arsimor të fëmijëve me aftësi të kufizuar, kjo fushatë shpreson që të mbështesë anëtarët ë GCE për të ndikuar te qeveritë dhe donatorët që të angazhohen më tepër kundrejt arsimit gjithëpërfshirës.

Njohja e sfidave dhe përballimi i diskriminimit që fëmijët me aftesi të kufizuara përballen cdo ditë përbën një çështje urgjente. Së pari, mohimi i së drejtës për arsim i heq fëmijëve cdo përfitim nga frekuentimi i shkollës dhe gëzimi i të drejtave të tjera si për shembull kufizimi i mundësitë për punësim ose pjesmarrje në shoqëri.

imgKjo dhe pengesa të tjera me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara do të thotë se ata janë zakonisht më të varfërit.

Një mungeësë e vëmendjes drejtuar arsimit të fëmijëve me AK, është duke ndikuar në arritjen e obiektivit të vendosur gjatë Edukim për të Gjithë dhe Obiektivat e Mileniumit për Zhvillim, për garantimin e arsimit fillor për të gjithë. Është e drejtë e cdo fëmije që pavaresisht aftësë se së kufizuar të gëzojë të drejtën për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Në vitin 2006, Konventa e OKB mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, vendosi arsimin gjithëpërfshirës si mekanizmin kyc që garanton të drejtën e fëmijëve për arsim. Në një system arsimor gjithëpërfshirës të gjithë fëmijët mësojnë së bashku në të njëjtin komunitet kua ata jetojnë, pavarsëisht aftësive të cdo fëmije, dhe duke përdorur metoda mësimdhënie dhe materiale didaktike të njëjta si për vajzat ashtu dhe djemtë.. Krijimi i sistemit arsimor gjithjëpërfshirës është shumë i rëndësishëm në cilësinë dhe përmirësimin e sistemit arsimor, garantimin e të drejtave të cdo fëmije me fokus të vecantë në përfshirjen e fëmijëve të shtresave të margjinalizuara.

Përkundër këtij angazhimi, përjashtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara nga sistemi arsimor është shqetësues dhe shumë shtete kanë nevojë që të ndryshojnë legjslacioni përkatës. Edhe në ato raste kur qeveritë kanë politika gjithëpërfshirëse, zbatimi i tyre nëpërmjed politikave, planeve dhe strategjive konkrete lënë shumë për të dëshiruar.

Miratimi i legjislacionit të duhur dhe zhvillimi i politikave dhe planeve kombëtare të veprimit janë shumë të rëndësishëm për të realizuar një arsim gjithëpërfshirës. Del si detyrë parësore që si qeveritë ashtu edhe donatorët të sigurojnë kapacitete dhe burime të përshtatshme për të zbatuar plane ambicioze për një system arsimor gjithëpërfshirës.

Broshura “Të Drejta të Barabarta, Mundësi të Barabarta: Arsimi dhe Aftësia e Kufizuar” (pdf)

Lexo gjithashtu

Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar

Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë …