Thursday , July 9 2020

FTESË PËR OFERTË: Ekspert studimor

[ Perfunduar ]

Shoqata MEDPAK në partneritet me bashkinë Prrenjas, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP. Fokusi i këtij projekti është: “Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuara”

Eksperti duhet të analizojë të dhënat e 200 Fletëve të Vlerësimit (Si në modelin e formularit bashkangjitur).  Fletët e vlerësimit do të plotësohen me specialistë nga intervista që do të bëhet në familje me prindërit ose kujdestarët si dhe duke vëzhguar fëmijën me aftësi të kufizuara. Këta specialistë  janë trajnuar për vlerësimin e nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Dokumentacioni i detyrueshëm:

  • CV e detajuar
  • Kopje e diplomës
  • Letërmotivimi

Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin në adresën: Rr. Qazim Murtini, Ndërtesa nr 13 ,Lagja nr 2, ose me e-mail në adresën info@medpak.org, deri në datën 22 Nëntor 2019

Kriteret e vlerësimit: Vlerësimi i ofertave do të mbështetet duke pasur si reference kualifikimet e kërkuara më sipër.

Njoftimi i fituesit: Fituesi do të njoftohet me e-mail brënda datës  29.11.2019

Lexo gjithashtu

Ekspert, trajnues për monitorim dhe vlerësim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në bashkinë Lezhë.

Informacion i përgjithshëm Projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave …