Thursday , November 26 2020

Ekspert, trajnues për monitorim dhe vlerësim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në bashkinë Lezhë.

Informacion i përgjithshëm

Projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” zbatohet nga World Vision Shqipëri si organizata drejtuese në këtë projekt në bashkëpunim me organizatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të kufizuara (MEDPAK) dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara (ADRF).

Bazuar në të dhënat e Censusit të vitit 2011, në Shqipëri, 6, 2% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç paraqet një aftësi të kufizuar.  Sipas statistikave zyrtare të MMSR, personat me aftësi të kufizuara të vlerësuar si të tillë nga KMCAP dhe që janë përfitues të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, përbëjnë 4.9% të popullsisë në vend . Pavarësisht përpjekjeve dhe masave të marra për ndryshim, komuniteti i personave me aftësi të kufizuara ende vazhdon të hasë vështirësi, të cilat i pengojnë ata të jenë qytetarë me të drejta e mundësi të barabarta me të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë.

Ndërkohë, sipas studimit të prevalencës së aftësisë së kufizuar te fëmijët në Shqipëri, ndërmarrë nga World Vision Shqipëri në partneritet me Save the Children, 2017, rezulton se prevalenca e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri është 10 %.

Nga ky studim rezulton se zonat me prevalencën më të lartë, janë qytetet e Lezhës, Beratit, Korçës dhe Dibrës, zona të cilat u përzgjodhën të mbështeten nga ky projekt.

Projekti ka si qëllim të mbështesë përpjekjet e avokimit në monitorimin e politikave publike që lidhen me përfshirjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC-të) lokale dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara (OPAK).

Përmes këtij projekti synohet :

  1. Të forcohen kapacitetet e OShC-ve aktive në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara (përfshirë organizatat e personave më aftësi të kufizuar, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre) për të avokuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe pjesëmarrjen e tyre në monitorimin e politikave publike;
  2. Të ngrihet një mekanizëm për monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016-2020) në nivel lokal dhe kombëtar për t’u përdorur në mënyrë efektive nga OSHC-të.
  3. Të fuqizohen rrjetet lokale të OSHC-ve te marrin pjesë në mënyrë aktive në dialog me qeverinë lokale dhe qendrore për të kontribuar në zbatimin e Planit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016-2020).

Qëllimi i shërbimit

Qëllimi i këtij shërbimi është trajnimi i Rrjetit lokal të Aftësisë së Kufizuar në bashkinë Lezhë me qëllim rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të rrjetit për monitorimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në bashkinë e tyre

Përgjegjësitë e ekspertit të kontraktuar :

  • Organizimi I dy takimeve me Rrjetin e Aftësisë së Kufizuar për të rritur kapacitetet e tij për monitorim-vlerësim.
  • Takimet me Rrjetin e Aftesise se Kufizuar do të fokusohen në ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të rrjetit me metodologjinë e monitorim-vlerësimit . Rekomandimet do të fokusohen në nxitjen e fuqizimit të rrjetit për monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve që jepen për ta nga njësia e qeverisjes vendore.
  • Dy takimet parashikohet të zhvillohen në datat 26/06/2020 dhe 22/09/2020 në Lezhë.

 

  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është 1.5 ditë, për zhvillimin e 2 takimeve  me Rrjetin e Aftësisë sëKufizuar në bashkinë Lezhë.

 

  • Eksperti paraprakisht duhet të përgatisë dhe ndajë materialin e trajnimit me stafin e projektit.

 

  • Eksperti duhet të ketë ekspertizë në fushën e monitorim-vlerësimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara  dhe politikat e zhvillimit të shërbimeve nga njësitë vendore.

 

Materialet që do të përgatisë eksperti i kontraktuar:

  • Përgatitje e një raporti për çdo ditë trajnimi me Rrjetin e Aftësisë së Kufizuar . Raporti i punës do të përfshijë 1 raport të mesëm (në përmbyllje të takimit të parë dhe një raport final (në përmbyllje të 2 takimeve).
  • Përgatitje e materialit të trajnimit i cili do t’u shpërndahet gjate prezantimit anëtarëve të Rrjetit të Aftësisë së Kufizuar.

 

Dokumentat e nevojshme dhe kriteret për aplikantin

Dokumentacioni:

  • Një letër interesi.
  • CV duke theksuar ekspertizën në fushën e aftësisë së kufizuar dhe monitorim-vlerësimit të shërbimeve për PAK dhe eksperiencë në fusha të ngjashme.
  • Diplomë në shkenca shoqërore, administrim publik, drejtësi ose të ngjashme.
  • Kostoja e punës duke përfshirë dhe taksat.

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti:

  • Eksperiencë në fushën e aftësisë së kufizuar, minimumi 3 vjet.
  • Ekspertizë e ngjashme për grupet vulnerabël.
  • Aftësi logjistike dhe planifikuese, shkathtësi për të lehtësuar negociatat me autoritetet lokale.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre deri më datë 28  Qershor  2020 , në adresën e emailit: info@medpak.org

ToR për ekspert të krijimit të database

Lexo gjithashtu

Ekspert, trajnues për monitorim dhe vlerësim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në bashkinë Lezhë.

Informacion i përgjithshëm Projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave …