Sunday , April 21 2019

Konferencë ndërkombëtare “Diversiteti kulturor”. 12 – 14 shkurt, Nish

Si pjesë e “East Project”, Këshilli Kombëtar Rinor i Zvicrës dhe Qendra për Zhvillimin e Burimeve Civile e Nishit organizuan Konferencën e parë të Balcan Club i cili u mbajt nga 12 deri më 14 shkurt në Nish.

Në konferencë morën pjesë rreth 40 pjesëmarrës, të cilët kishin ardhur nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Zvicra.
Tema qendrore e konferencës ishte diversiteti kulturor ku pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre dhe dallimet kulturore.

foto1
KZM_2678
KZM_2400
KZM_2655
Në konferencën, e cila zgjati tri ditë, pjesëmarrësit ranë dakord dhe nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me theks mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Me nënshkrimin e memorandumit është arritur marrëveshja e Balkan Club, e cila pritet në të ardhmen të rrisë numri i projekteve rajonale, për të krijuar një rrjet për projektet e ardhshme.

Ky projekt është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Shtetet pjesëmarrëse u përfaqësuan me rreth 5 pjesëmarrës, të cilët kishin ardhur nga organizata të ndryshme joqeveritare që kanë përvojë në shoqëritë Civile të vendeve përkatëse. Shqipëria përfaqësohej ndër të tjera nga MEDPAK, me prezencën e Emida Xhani, Kordinatore Projekti.
Emida ishte e ftuar në një program televiziv, Danas në Zona Plus Tv Nish ,ku shprehu gjithë besimin e saj për funksionimin e kësaj iniciative dhe entuziazmin se situata në Ballkan mund të ndryshojë për sa kohë të rinjtë marrin të tilla iniciativa.

Si një nga ideatoret e këtij grupimi, ajo u shpreh se kjo konferencë po na jep mundësinë të fillojmë një gjë shumë të dobishme për të gjithë Ballkanin dhe kryesisht të rinjve ballkanas të cilët po njohin nga afër kulturat e fqinjëve dhe po u largohen paragjykimeve nacionale.
Përfaqësuesja zvicerane e Këshillit Kombëtar të Rinjve Zviceran, Sofi Nojhaus thotë se qëllimi i projektit është lufta kundër paragjykimeve, që janë rrënjosur në vendet e Ballkanit. Puna jonë është të dëshmojmë se nuk kanë të drejtë, pasi stabiliteti dhe paqja janë bazë e zhvillimit të rinisë, ndërsa ju të gjithë jeni aktorët që duhet të ndërtoni te ardhmen tuaj ndërsa ky projekt ju jep mundësi ta bëni këtë“ ka thënë Nojhaus në konferencë.

Sipas saj shoqëria e qëndrueshme ndërtohet në besimin mes njerëzve që jetojnë bashkë dhe respektojnë ndryshimet mes vetes. “Me programe të përbashkëta që ndërlidhen me kulturën, artin, ekonominë mund të vijmë deri te mirëkuptimi mes nesh” tha Nojhaus. Balcan Club është iniciativa e re e të rinjve ballkanas me qëllim forcimin e mirëkuptimit ndërkulturor dhe ideja ka lindur po nga pjesmarrësit në seminarin e organizuar në Shqiperi në shtator te 2015.

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …