Sunday , October 21 2018

Kërkojmë Ekspert

Termat e references

Ekspert, Monitorues i Planeve Sociale të Bashkive në Qarkun e Elbasanit
Titulli i Shërbimit Monitorues i  planeve sociale të bashkive dhe vendimeve të këshillave bashkiakë lidhur me aftësinë e kufizuar
Vendi Bashkitë e qarkut të Elbasanit (Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh, Gramsh)
Organizata MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara)
Kohëzgjatja 17 dite
Kontrata fillon në datën 25 Tetor 2018
Afati i dorëzimit të materialeve 07/12/2018

Informacion i përgjithshëm

Projekti “Unë votoj dhe kam të drejtë te dëgjohem“ i cili po zbatohet nga shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara) me financim të “Lëviz Albania”, synon që në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit të rritet ndërgjegjësimi nga ana e PAK për rëndësinë e votimit si shprehje e demokracisë reale. Në të gjithë qarkun 35 Agjentë për Ndryshim do të ngrenë kapacitetet e tyre lidhur me legjislacionin në fushën e zgjedhjeve dhe do të trajnojnë PAK apo familjarë të tyre rreth të drejtave dhe mënyrat e votimit.

Personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin pjesë në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe takimet apo dëgjesa publike  të organizuara në komunitet gjatë periudhës para-elektorale në mënyrë që të bëhen pjesë e vendim-marrjes. PAK do të përfshihen në monitorimin e planeve sociale të bashkive dhe monitorimin e premtimeve elektorale te te zgjedhurve vendorë, për shërbime më të mira ndaj tyre. Bashkitë dhe kandidatët për kryetar bashkie do të rrisin transparencën e tyre lidhur me shërbimet ndaj AK si dhe do të përfshinë në platformën elektorale këto shërbime të munguara.

Qëllimi dhe shërbimi

Qëllimi i këtij shërbimi është monitorimi i planeve sociale dhe vendimeve të këshillave bashkiakë në lidhje me personat me aftësi te kufizuara. Në këtë monitorim do të marrin pjesë “agjentët për ndryshim” duke u dhënë mundësinë atyre për tu njohur me politikat afatmesme dhe afatgjata ne lidhje me aftësinë e kufizuar.

Përgjegjësitë e ekspertit të kontraktuar

  • Experti i kontraktuar do të bashkëpunojë ngushtë me agjentët per ndryshim të të 7-të bashkive të qarkut të Elbasanit. Së bashku me ta ai do të punojë për monitorimin e planeve sociale në secilën bashki.
  • Experti monitorues do të marri në shqyrtim vendimet e këshillave bashkiakë në lidhje me aftësinë e kufizuar si dhe realizimi i tyre në praktikë. Edhe në këtë detyrë ai do të bashkëpunojë me agjentët për ndryshim.
  • Experti i kontraktuar do te hartojë raport monitorim- vlerësimi për secilën bashki.
  • Experti gjatë gjithë kohës së monitorimit do të mbajë në kontakt të vazhdueshëm me shoqatën MEDPAK.

Materialet që do të përgatisë experti i kontraktuar.

  • Raport lidhur me planet sociale në secilën bashki .
  • Rekomandime, sygjerime dhe konkluzione lidhur me planet sociale të bashkive.
  • Konkluzionet e vendimeve dhe realizimeve në praktikë të vendimeve të këshillave bashkiak në lidhje me aftësine e kufizuar.

Dokumentat dhe kriteret e kërkuara për aplikantin.

Dokumentacioni

  • Nje letër interesi.
  • CV duke theksuar ekspertizën në këtë fushë.
  • Diplome ne shkenca shoqërore, administrim publik, drejtësi ose të ngjashme.
  • Kostoja e punes duke perfshire dhe taksat.

Kriteret që duhet të plotësojë eksperti.

  • Eksperience në fushën e aftësisë së kufizuar, minimum 3 vjet.
  • Ekspertizë e ngjashme për grupet vulnerabël.
  • Aftësi logjistike dhe planifikuese, shkathtësi për të lehtësuar negociatat me autoritetet lokale.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre deri më date 17 tetor 2018, në adresën e-mail: info@medpak.org

Lexo gjithashtu

Falenderim për Z. Luan Deda: “Ndihmë për PAK në Shqipëri

“Ne jemi duke mbledhur donacione në shumën £ 1,000 për të ndihmuar MEDPAK në mbështetjen …