Saturday , July 21 2018
Më të rejat :

Kampi Veror, Korçë. 2016

Në qytetin e Korçës po zhvillohet kampi veror “Hap pas Hapi”.
Kampi organizohet nga MEDPAK dhe World Vision dhe do të shtrihet nga data 18-22 Korrik 2016.

8456436
234134
73543563
345234523
Është zgjedhur një ambient që ndodhet në periferi të qytetit, me gjelbërim, ajër të pastër dhe larg zhurmave. Në këtë kamp janë përfshirë kryesisht fëmijë që vijnë nga grupet vulnerabël, fëmijë me aftësi të kufizuara dhe më probleme social-ekonomike.

Qëllimi i tij është që krahas argëtimit fëmijët të mund të socializohen dhe zhvillojnë kompetencat e tyre sociale.
Ashtu si është emertuar ky kamp, fëmijët hap pas hapi po shfaqin pas çdo aktivitetei aftësitë dhe talentet e tyre, po njohin dhe kuptojnë nevojat e njëri tjetrit, respektojnë ndryshimet tek njëri- tjetri dhe në fund ata reflektojnë dhe nxjerrin mesazha pas çdo veprimtarie.
Përmes tij, fëmijët mësojnë të bashkëjetojnë në komunitet duke zbatuar disa rregulla, që ata po i mësojnë përmes lojrave psiko-sociale dhe mbi të gjitha po argatohen duke kaluar kohën në mënyrë të shëndetshme në prani të njëri- tjetrit dhe mësueseve.

U finalizua me sukses kampi “Hap pas Hapi” i zhvilluar gjatë 5 diteve në qytetin e Korçës.
Këto ditë do të mbeten gjatë në kujtesën e fëmijëve sepse ishin të mbushura me veprimtari, momente të veçanta për fëmijët dhe prindërit e tyre dhe mjaft histori arritjeje.

Do të veçonim dy prej ditëve që spikatën për nga kënaqësia që i shoqëroi fëmijët dhe angazhimi që ata treguan në kamp: Dita kur ishin të pranishëm animatorët, të cilët e gjallëruan kampin tonë përmes lojrave dhe veprimtarive psiko-sociale si dhe ekskursioni në Drilon e Pogradec, ku fëmijët u argetuan dhe shijuan bukuritë natyrore dhe ushqimin e shijshëm!

Me dëshirën që fëmijët do të ritakohen vitin e ardhshëm, mbylli siparin kampi “Hap pas Hapi, 2016”.
Falenderime të perzemerta për organizatoret MEDPAK dhe World Vison, për të gjitha mësueset e përkushtuara, prindërit vullnetarët dhe sidomos “ATA” – FËMIJËT E MREKULLUESHËM!

Lexo gjithashtu

FORUM I HAPUR, ELBASAN

“Kujdesi dhe Zhvillimi Gjatë Fëmijërisë së Hershme – Thesar për Gjithë Jetën” Ditën e mërkurë, …