Sunday , April 22 2018

Historia

MEDPAK: Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar

Av_Nazmi_Koka
Avokat Nazmi Koka [ Kryetari i parë i MEDPAK ]
MEDPAK është një shoqatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 1993, nga prindër me femijë me aftësi të kufizuar në qytetin e Librazhdit, për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të tyre, e shtrire me veprimtarine e saj ne gjithe Shqiperine.

Në vitin 1994 u hap e para qëndër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, në qytetin e Librazhdit.

Në vitin 1996 fillimisht u trajnuan disa mësues për arsimin special të integruar. Në Shtator të vitit 1996 u hap një klasë e edukimit special të integruar për fëmijët me aftësi të kufizuar në shkollën tetëvjeçare “Genc Leka” Librazhd. Në Tetor 1998, 20 mësues nga rrethi Librazhdit u trajnuan për arsimin special nga shoqata “Children’s Aid Direct”

Në Shtator te vitit 1999 në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Librazhd dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ne hapëm edhe një klasë të edukimit special për fëmijët me Aftësi të kufizuar në qytetin e Prrenjasit. Në vitin 2000 bëmë studimin dhe vlerësuam nevojat për gjithë njerëzit me Aftësi të Kufizuar në rrethin e Librazhdit. Pas këtij studimi në Shtator 2000-2003 me fonde të UNICEF ne filluam arsimimin e fëmijeve me Aftësi të Kufizuar duke i integruar ata në shkollat pranë vendbanimit të tyre në gjithë rajonin e Elbasanit, rreth 315 fëmijë të moshës 6-10 vjeç.

Në Dhjetor të 2002 në qytetin e Librazhdit, në partneritet me Bashkinë Librazhd dhe shoqatën “Save the Children” Shqipëri, për edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të rënduar hapëm një qëndër ditore, e cila frekuentohet nga fëmijë me Aftësi të Kufizuar të rënduar të qytetit të Librazhdit dhe 2-3 femijë nga qytetit i Elbasanit. Me hapjen edhe të kësaj qëndre ne si shoqatë kemi zbatuar të drejtën për arsim për fëmijët me Aftësi të Kufizuar dhe integrimin e tyre në komunitet.

Në vitin 2003 shoqata hapi një Qëndër Burimore për Aftësinë e Kufizuar në qytetin Librazhd, e cila krijon lehtësi për prindërit në rajonin e Elbasanit. MEDPAK eshte shoqate aktive ne pjesmarrjen per hartimin e Strategjise Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, bën pjesë në grupin e advokacisë për të Drejtat e këtyre personave si dhe në vazhdimësi ka dhënë e jep një oponence reale për lobimin dhe miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore për personat me Aftësi të Kufizuara.