Sunday , April 22 2018

Falenderim për Z. Luan Deda: “Ndihmë për PAK në Shqipëri

Një falënderim i veçantë për 2017 shkon për Z. Luan Deda, djalë nga Librazhdi dhe banues në Londër, i cili ka dy vjet radhazi që ndërmerr nisma për të kontribuar për shoqatën MEDPAK

MEDPAK, nëpërmjet Z. Luan Deda, falënderon nga zemra të gjithë kontribuesit e kësaj nisme Chris Hancock, Ahmed Shihab, Olsi Qinami, Agnes, Chris Berry, Anna Melvin, Entela Shanaj, Irma Doko, Sef Slootë eg, Irena Ndoci, Jim R, Liri Kopaci, Ricardo Rossetti, Esma Hushi, Andi Hoxhaj, Anduela Ismaili, Saj Singh, Florenc Qosja, Graham Frost, Edlira Tartale dhe nje dhurues i paidentifikuar.

MEDPAK ka marrë një donancion prej £ 640 nga Z. Luan Deda, të mblodhur si dhurime nga miqtë e tij në mbështetje të sfidës për të udhëtuar nga Londra në Paris me biçikletë në më pak se 24 orë. Sfida u arrit me sukses me 25 Shtator, në të cilën Z. Luan Deda, sëbashku me një grup prej 6 vetësh, arriti të përshkruaje distancën prej rreth 350 km në 22 orë.

Fondi i dhuruar u përdor për të pasuruar sallën e fizioterapisë dhe dhomën e logopedisë me bazë materiale, për të dhënë shërbime më cilësore fëmijëve në Qendrën Komunitare për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara në Librazhd.

Mission completed. London to Paris in 22 hours