Sunday , April 21 2019

Buletini i tremujor i “MEDPAK”

buletiniProjekti “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri” shtrihet në periudhën tre vjeçare (Korrik 2014- Qershor 2017) dhe synon krijimin e aksesit dhe arsimimin në shkolla gjithëpërfshirëse të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë në shtatë rajone të Shqipërisë: Gjirokastër; Korçë; Elbasan; Durrës; Burrel; Peshkopi dhe Vlorë. Ky projekt financohet nga Kooperacioni Italian i Zhvillimit/Ministria e Jashtme Italiane dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me shoqatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK), Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) në Korçë, Elbasan, Durrës, Burrel, Peshkopi, Gjirokastër dhe Vlorë, si edhe me njësitë e qeverisjes vendore në këto rajone.

Projekti“Arsim Gjithëpërfshirës” ishte një nismë ambicioze, vizionare e bazuar në përqasjen e vlerësimit të aftësisë së kufizuar si një çështje e të drejtave të njeriut/ fëmijëve dhe me synim të qartë të realizimit të një procesi reformues të politikave, kulturave dhe praktikave ekzistuese. Përballja me realitetin e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, vlerësimi i shkollave speciale si alternativa më e mirë e arsimimit të tyre, kultura mbizotëruese e mospranimit të këtyre fëmijëve në kopshte e shkolla etj, ishin paralajmëruese të një pune sfiduese.

Ky projekt mbështetet në Objektivat strategjikë të MASH dhe qeverisë shqiptare për krijimin e një shkolle cilësore me synim krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Komuniteti shkollor nxënës, mësues dhe prindër po përfitojnë nga lehtësimi i punës për krijimin e shkollave dhe kopshteve gjithëpërfshirëse. Stafet e DAR-ve në: Gjirokastër, Korçë,Vlorë, Burrel, Durrës, Peshkopi dhe Elbasan kanë rritur kapacitetet e tyre në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e komisioneve multidisiplinore, për vlerësimin e nevojave arsimore të nxënësve.

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …