Sunday , April 21 2019

“Një botë ndryshe”, Buletini 2

Ky Buletin del në periudhën kur MEDPAK është duke realizuar projektet: “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri”, dhe projektin “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”.medpak16

Projekti “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri” zbatohet në partneritet me organizatën Save the Children mbështetur nga Kooperacioni Italian për Zhvillim / Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Fokusi i projekti është arsimimi në shkolla gjithëpërfshirëse i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë. Projekti zbatohet në 14 shkolla dhe 14 kopshte, në shtatë rajone të Shqipërisë: Gjirokastër; Korçë; Elbasan; Durrës; Burrel; Peshkopi dhe Vlorë. Qëllimi i projektit është promovimi i arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuar (AK) dhe vështirësi në të nxënë (VN). Ky projekt kërkon të nxis arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar (AK) dhe vështirësi në të nxënë (VN) në kopshtet dhe në shkollat 9-vjeçare, përmirësimin e kompetencave të të gjithë aktorëve si në nivel qendror edhe atë lokal, promovimin e figurës së mësuesit ndihmës në shkollë si dhe promovimin e një kulture gjithëpërfshirëse dhe luftimit të stereotipeve negative.

Projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara” po zbatohet në partneritet me shoqatën Partnerë për Fëmijët dhe World Vision. Ky projekt zbatohet në 9 rajone Korçë; Elbasan; Tiranë, Peshkopi , Vlorë, Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë. Projekti synon të rrisë angazhimin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve arsimore, duke hedhur bazat e një rrjeti (network) ndërmjet institucioneve që punojnë me fëmijët dhe për fëmijët. Ky projekt po ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme, në mënyrë që çdo nxënës, përfshi edhe atë me aftësi të kufizuara, të zhvillojnë kapacitetet e tyre përkrahë bashkëmoshatarëve, në kopshte e shkolla gjithëpërfshirëse. Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë bashkëpunimi i OJF-ve që punojnë për fëmijët në rajon, sensibilizimi për të drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara i strukturave të shkollës (bordi i shkollës, qeveria e nxënësve, këshilli i prindërve dhe komuniteti shkollor në tërësi).

Lexo gjithashtu

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të …